Mbidozimi me paracetomol: çfarë duhet të dini

Vetëm disa kookrra paracetamol mbi dozën e rekomanduar mund të shkaktojnë dëme fatale të mëlçisë dhe mund të mos ketë simptoma derisa të jetë tepër vonë për trajtim.

Paracetamoli është ilaçi më i zakonshëm i marrë në mbidozë. Pothuajse 100,000 njerëz përfundojnë në urgjencë  çdo vit pasi kanë marrë një mbidozë me paracetamol.

Kur merret në një dozë normale, paracetamoli është një ilaç i sigurt dhe efektiv që përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ulur ethet. Megjithatë, një dozë shumë e lartë mund të rezultojë në dëmtim të mëlçisë. Gjatë dhjetë viteve të fundit, ka pasur rreth 200 vdekje çdo vit nga helmimi me paracetamol.

Ekziston një antidot për helmimin me paracetamol dhe është më efektiv brenda tetë orëve pas mbidozimit, kështu që marrja e ndihmës në kohë është thelbësore.

 Sa paracetamol është një mbidozë?

Paracetamoli pastrohet kryesisht nga mëlçia. Mëlçia mund të përballojë shumë paracetamol. Një substancë e quajtur glutation është e nevojshme për të neutralizuar komponentët toksikë të paracetamolit. Nëse glutationi mbaron, atëherë substancat toksike grumbullohen dhe dëmtojnë qelizat e mëlçisë. Një trup i rritur mund të prodhojë mjaftueshëm glutation për të pastruar në mënyrë të sigurtë 4 gram paracetamol çdo 24 orë, prandaj është doza e rekomanduar. Marrja më shumë se kjo sasi rrezikon dëmtim të përhershëm dhe madje fatal të mëlçisë.

Ka faktorë të tjerë që përcaktojnë se sa paracetamol mund të përballet trupi juaj në mënyrë të sigurtë dhe këta përfshijnë:

Pesha. Dozat e sigurta të paracetamolit për fëmijët ndryshojnë sipas peshës së tyre trupore.

Sëmundje të mëlçisë. Kushtet para-ekzistuese të mëlçisë mund të zvogëlojnë aftësinë e mëlçisë për të pastruar paracetamolin.

Abuzimi me alkoolin. Keqpërdorimi afatgjatë i alkoolit mund të zvogëlojë funksionin e mëlçisë.

Medikamentet. Disa medikamente rrisin rrezikun e dëmtimit të mëlçisë nga paracetamoli duke përfshirë karbamazepinën, fenobarbitalin, fenitoinën, ketokonazolin dhe rifampicinën.

Në këto situata, sasia e sigurtë ditore e paracetamolit do të reduktohet, madje mund t’ju këshillohet ta shmangni plotësisht – konsultohuni me mjekun tuaj.

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj