Mbipesha dhe gjithë sëmundjet e lidhura me të

Nga dr. Elmas Eltari

Obeziteti (mbipesha) e rrit rrezikun e shumë problemeve fizike dhe mendore. Këto bashkëkombinime sëmundjesh lidhen me diabetin tipi 2. Sasia e tepërt e dhjamit në trup, në 64% të rasteve lidhet me diabetin tek meshkujt dhe 77% të rasteve tek gratë.

Pasojat shëndetësore shfaqen në dy kategori të gjera:

– të atyre nga efektet e  rritjes së masës dhjamore (si osteoartriti, apnea bllokuese gjatë gjumit, stigmatizimi social)

-atyre që shkaktohen nga rritja e numrit të qelizave dhjamore (diabeteve, kancerit, sëmundjeve kardio-vaskulare, sëmundjeve me dhjamosje të heparit (jo-alkoolike). Rritja e dhjamrave në trup mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës. Gjithashtu, krijojnë një gjendje pro-inflamatore dhe një gjendje protrombotike.

 

Fushat e mjekësisë Mund të shkaktojnë: Fusha e mjekësisë Mund të shkaktojnë
Kardiologji -Sëmundje ishemike të zemrës,

-Sëmundje anginoze,

-Infarktin e miokardit,

-Insuficiencë kongjestive të zemrës,

-Rritje e presionit të gjakut,

-Rritje jo normale e kolesterolit,

-Trombozë e thellë e venave dhe embolia pulmonare

Dermatologjia -Trashja e lëkurës

-Celuliti

-Hirsutizmi

-Intertrigo

Endokrinologjia dhe mjekësia e riprodhimit -Diabeti i sheqerit,

-Sindromi ovarial,

-Çrregullimet menstruale,

-Infertilitet,

-Komplikacionet gjatë barrës,

-Defektet e lindjes,

-Vdekjet fetale brenda mitrës

Gastrointestinal -Sëmundja e refluksit gastroezofageal

-Steatoza e heparit  Probleme me tëmthin

Neurologjia -Goditja në tru,

-Migrenë,

-Dementia,

-Hipertensioni idiopatik intrakranial,

-Skleroza e shumëfishtë,

-Neuralgjia parestetike

Onkologjia -Kanceri i ezofagut,

-Kanceri i zorrës së trashë,

-Kanceri i pankreasit,

-Kanceri i tëmthit,

-Kanceri i mitrës,

–Leucemi,

-Melanomë malinje

Psikiatria -Depresioni i grave,

-Stigmatizimi social

Respirologjia -Apnea obstruktive e gjumit,

-Sindroma e obezitetit hipoventilues,

-Astma,

-Rritje të ndërlikimeve gjatë anestezisë së përgjithshme

Reumatologjia dhe ortopedia -Artriti i kyçeve,

-Rënia e lëvizshmërisë,

-Osteoartriti

Urologji dhe Nefrologji -Disfunksioni erektil,

-Mosmbajtja e urinës,

-Mosfunksionimi i veshkës,

–Hipogonadizmi

 

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë