Mbipesha, e rrezikshme për shfaqjen e tumorit të gjirit

mbipesheeee

Mbipesha te gratë shton rrezikun për shfaqjen e tumorit të gjirit. Të paktën ky është përfundimi i një studimi amerikan të publikuar në “Cancer”, që ka përfshirë më tepër se 44 mijë gra në periudhën e post-menopauzës.

Rezultatet kanë treguar se gratë që pas adoleshencës kishin akumuluar gati 30 kg më tepër, kishin dyfishin e probabilitetit për të shfaqur tumor të gjirit,në krahasim me ato që kishin shtuar vetëm 10 kg. Po kështu dhe rreziku për metastazat ishte 3 herë më i lartë te këto gra që ishin shëndoshur shumë pas adoleshencës. Gjatë studimit nuk janë analizuar variacione të ndjeshmërisë të mamografisë në bazë të BMI dhe lidhjes peshë trupore-tumor, e cila ka qëndruar e njëjta edhe për gratë që i nënshtroheshin rregullisht testeve të kontrollit.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale