Mbipesha Globale: Cila është arsyeja e përhapjes së obezitetit në mbarë botën?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Flogerta Driza

Jo vetëm Toka po bëhet më e ngrohtë, por edhe njerëzit po bëhen gjithnjë e më të shëndoshë. E megjithatë, për sa i përket këtij fenomeni, ka shumë pak debat në lidhje me shkakun. Është një krizë globale shëndeti e shkaktuar nga njeriu.obezitet

Një studim i ri i udhëhequr nga shkencëtarë  britanikë, i ndërmarrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe 700 kërkues shkencorë nga mbarë bota, ka një lajm jo të mirë: Rreth 640 milionë të rritur janë obezë, nga 105 milionë në vitin 1975. Nëse vazhdon ky ritëm, atëherë rreth 20% e popullsisë në moshë madhore do të jenë obezë në vitin 2025.  Ndërkohë që Kina sa vjen e forcohet, Shtetet e Bashkuara ende mbajnë statusin e të qenit shtëpia e numrit më të lartë të meshkujve dhe femrave obezë në botë.

Mes shumë faktorëve në lojë, keqbërësi kryesor është ushqimi i keq dhe i lirë. Studimi i kryer gjatë këtyre 40 viteve ka treguar se shumë shtete kanë dalë nga varfëria. Qytetarët u janë drejtuar ushqimeve me shumë kalori dhe të përpunuara, të cilat janë me bollëk, dhe nuk konsumojnë më fruta, perime, drithëra, mish pule etj, të rritura pa antibiotikë. Si pasojë e kësaj, është bërë shumë i kushtueshëm trajtimi i obezitetit me medikamente…apo me disa korsi biçikletash” thotë Majid Ezzati, autori kryesor i studimit. Kemi nevojë për një iniciativë të organizuar globale”.

Zgjedhjet personale të bëra nga anëtarët e një shoqërie të pasur janë pjesë e problemit. Megjithatë, krijuesit e politikave publike nuk mund të urdhërojnë anëtarësimin në programin e CrossFit dhe kontrollin e pjesshëm. Vëmendja duhet t’i kushtohet industrisë ndërkombëtare të ushqimit, siç është shqyrtuar nga autorë si Michael Moss (“Salt Sugar Fat: How the Food Giants Hooked Us”)  dhe ish drejtori i Administratës amerikane të Ushqimeve dhe Barnave, David Kessler, artikulli i të cilit “Fundi i Ngrënies me Tepricë” shfaq haptazi strategjinë e korporatave që prodhojnë ushqime që shkaktojnë varësi ashtu si duhani.

Studimi thekson se mes shumicës, ka edhe shumë njerëz që vuajnë nga uria dhe pesha e ulët trupore. Megjithatë, konkluzioni kryesor i studimit është se trendi i linjave trupore ka ndryshuar: Shëndeti global tani është më i rrezikuar nga njerëz që janë mbipeshë sesa nënpeshë.

Burimi: Pittsburgh Post-Gazette /

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës