Mbipesha: Më të rrezikuar personat që flenë më pak se 7 orë në natë

mbipesh 2

Nëse flini tepër ose pak, me kalimin e kohës, mund të bëheni mbipeshë. Ndërsa nëse flini 7 orë në natë, ky është “sekreti” për të qenë në formë. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh të “Laval University” të Kebekut, i publikuar në revistën “Sleep”. Për të arritur në këtë konkluzion studiuesit kanë vërejtur sjelljet e gjumit të 276 personave me moshë nga 21 deri 64 vjeç. Nga rezultatet e studimit ka rezultuar se nëse flini më pak se 7 orë në natë për 6 vjet shtoni 1,98 kg. Ndërsa ata që flinin më tepër se 7 orë, për të njëjtën periudhë kohore, shtonin 1,58 kg.

Kjo shpjegohet me faktin se nëse flini pak ose tepër, shkaktoni ndryshime hormonale që mund të stimulojnë oreksin. Arsye tjetër mendohet të jetë fakti që mungesa e gjumit mund të dobësojë personin, duke neglizhuar aktivitetin fizik, i nevojshëm për të ruajtur formën fizike. “Nëse flini tepër ose shumë pak, për disa vjet do të shtoni në peshë. Këto rezualte nënvizojnë nevojën për të shtuar kohëzgjatjen e gjumit, në faktorët ambjental që ndikojnë në shfaqjen e mbipeshës “, ka nënvizuar Jean-Philippe Chaput, koordinator i studimit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim