Gratë mbipeshë janë më të rrezikuara nga kanceri i kolonit, sesa ato që pijnë duhan. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer te mbi 1.252 gra, që është prezantuar në Filadelfia gjatë takimit të 72 –të të “American College of Gastroenterology”. Gratë janë klasifikuar në bazë të moshës, pirjes së duhanit, trashëgimisë dhe indeksit të masës trupore (Ibm). Deri më sot duhani konsiderohej një faktor risku tepër i lartë, për shfaqjen e këtij tumori. Por nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se obeziteti (Ibm më e lartë se 30) është faktor risku më rivelant se duahni. Kështu është parë se te pacientet e prekura nga kanceri i kolonit, 20 % e tyre ishte obezë në krahasim me 14% të grave të tjera që pinin duhan. “Duke u nisur nga fakti që numri i personave obezë në SHBA është gjithmonë në rritje, atëherë kjo do të ndihmonte në parandalimin e sëmundjes. Nëse mbipesha lidhet me një shtim të rrezikut për tumoret e kolonit, gratë që arrijnë të dobësohen, mund të ulin në mënyrë potenciale rrezikun për të shfaqur sëmundjen në të ardhmen”, -pohon Joseph C. Anderson, autor i studimit, i cili punon pranë “Stony Brook University” në Nju Jork.



