Mbipesha, shkaktar i plakjes së parakohshme të trurit

Përshtati në shqip për “Shëndeti.com.al”: Blertina Koka

Truri i personave mbipeshë duket “10 vite më i plakur” se personat me peshë normale, ka zbuluar një studim i ri. Truri fillon të humbasë me kalimin e kohës materien e bardhë, pjesa e trurit që transmeton informacionin.mbipeshe

Ndërsa tek njerëzit mbipeshë kjo materie fillon të humbasë më parë se tek njerëzit me peshë normale, ka zbuluar ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Kembrixhit.

Ekipi i hulumtuesve shkencorë nga Qendra e Kembrixhit për Neuroshkencën dhe Plakjen monitoruan trurin e 473 njerëzve të moshave 20-87 vjeç, ku i ndanë në grupin e personave të dobët dhe ata mbipeshë.

Rezultatet, e publikuara tek revista “Neurobiology of Aging”, zbuluan diferenca të dukshme në volumin e materies së bardhë në trurin e personave mbipeshë krahasuar me ata të dobët.

Personat mbipeshë kishin më pak materie të bardhë se homologët e tyre.

Diferenca ishte e dukshme vetëm tek personat e moshës së mesme, që do të thotë se truri fillon të bëhet më i ndjeshëm gjatë kësaj periudhe të moshës.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin