Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve në MSHMS, vendimi që pritet për masat kundër Covid- 19

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme në lidhje me situatën e epidemisë dhe masat anti-COVID në vend.

Duke qenë se numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm muajt e fundit, pritet që Komiteti të lehtësojë edhe më tepër masat anti-COVID.

Masat që janë në fuqi:

  • Ata që janë të infektuar me virusin Sars Cov 2, pra që kanë rezultuar pozitivë me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga 10 ditë që ka qenë përpara;
  • Vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga mosha 12 vjeç;
  • Për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit ose testit PCR negativ të kryer 72 orë para nisjes, dhe për ata që nuk kanë këto dokumente duhet të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Përjashtim nga ky rregull vetëm fëmijët deri në 6 vjeç;
  • Në aeroporte do të lejohet të futen vetëm pasagjerët që udhëtojnë;
  • Hiqet ora policore. Këto masa rekomandojmë të fillojnë që në datën 3 mars”, deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

 

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet