Mbretëria e Bashkuar nis testimet për vaksinën kundër coronavirus, Gjermania merr dritën e gjelbër

Teksa shtetet anë e mbanë botës po nxitojnë për të gjetur vaksinën  kundër coronavirus, Gjermania shpalli se shkencëtarët po fillojnë testet klinike pas marrjes së dritës së gjelbër nga entet rregullatore.

BioNtech dhe partneri Pfizer kanë marrë miratimin nga Instituti Paul-Ehrlich për të filluar testimet e një sërë vaksinash eksperimentale tek 200 vullnetarë të shëndetshëm nga mosha 18 në 55 vjeç.

“Kjo është një shenjë e mirë se zhvillimi i një vaksine në Gjermani ka avancuar mjaftueshëm sa për të nisur studimet e para”, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, por paralajmëroi se procesi do të kërkojë disa muaj.

Shkencëtarët britanikë janë gjithashtu në frontin e hulumtimeve për një vaksinë kundër COVID-19, me mbështetjen e një fondi prej 51 milionë euro nga qeveria.

Testimet klinike kanë nisur në 23 prill nga një ekip në Universitetin e Oksfordit, teksa 1.112 persona do të jenë pjesë e testimeve. Shkencëtarët duan të stimulojnë sistemin imunitar për të sulmuar virusin.

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma