Mbretëria e Bashkuar synon të krijojë anti-viralë kundër COVID-19

Mbretëria e Bashkuar do të nisë kërkimet për anti-viralë, që do të trajtonin sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se deri në fund të vitit, vendi synon të ketë “së paku dy trajtime efektive në shtëpi”.

Johnson tha se vaksinat kundër sëmundjes dhe testimi i rregullt janë gjëra kyçe për të rikthyer normalitetin deri në verë, por shtoi se Qeveria e tij do t’i mbështesë edhe kërkimet për terapi, që do të ndihmojnë luftën kundër pandemisë.

“Task-forca jonë e re për anti-viralë do të përpiqet të zhvillojë trajtime inovative, që mund t’i bëni në shtëpi, për të ndaluar sëmundjen COVID-19”, tha Johnson në një konferencë për media në Londër.

“Këto mund të sigurojnë një mbrojtje tjetër jetike kundër rritjes së infeksioneve në të ardhmen dhe të shpëtojnë më shumë jetë”, shtoi ai.

Këshilltari kryesor shkencor i Qeverisë britanike, Patrick Vallance, tha se anti-viralët në formë tablete mund të ndihmojnë mbrojtjen e njerëzve që nuk mund të vaksinohen, shkruan rel.

Sipas tij, ato do të jenë një “shtresë e mbrojtjes” edhe kundër varianteve të reja të koronavirusit.

Mbretëria e Bashkuar, dhjetorin e kaluar, është bërë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit.

Deri më 20 prill, 2021, mbi 33 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të një vaksine.

Ky vend ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë: mbi 127,000.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën