Mbrojtja e buzëve gjatë ditëve të ftohta

Nga Ardiana Sinani, dermatologe

Gjithashtu, vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe buzëve që thahen  e çahen gjatë periudhës së dimrit. Aplikoni një hidratues buzësh sa herë dilni nga buzetshtëpia dhe disa herë gjatë ditës nëse ekspozoheni gjatë në të ftohtë. Kujdes kur përdorni vazelinën si pelte në buzë. Ajo krijon një barrierë mbrojtëse në mes të ajrit të ftohtë dhe buzëve tuaj, por mos harroni se vazelina nuk është në të vërtetë hidratues, ajo është vetëm mbrojtëse. Është mirë që të përdorni  krem hidratues më përpara dhe më pas vazelinën.

Gjithashtu, mund të bëni një pastrim të copëzave të ashpra në lëkurën e buzëve duke aplikuar një sasi të madhe vazeline me pak sheqer kokërr, duke e masazhuar atë lehtësisht me lëvizje rrethore në buzë dhe më pas e pastrojmë butësisht me pambuk.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer