Mbrojtja nga infeksionet seksualisht të transmetueshme

Për shumicën e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, mund ta ulni rrezikun e infeksionit:

  • Përdorni një prezervativ kur kryeni seks vaginal ose seks anal.
  • Përdorni prezervativ nëse ndani lodra seksi me persona të tjerë. Për shembull: dildo, vibrator.
  • Mos merrni gjak ose spermë në gojë gjatë seksit oral. Kështu zvogëloni shumë rrezikun e infektimit me HIV. Kur përdorni prezervativ ose digë dentare, zvogëloni edhe rrezikun e infektimit me IST të tjera.

Vaksinohuni kundër hepatitit B dhe HPV.

Përdorni një prezervativ për të mbrojtur veten dhe partnerin  nga IST-të dhe HIV. Nëse nuk doni të përdorni prezervativ, flisni me një profesionist shëndeti rreth testeve për IST dhe testeve për HIV.

Përdorni vetëm materialin tuaj të injeksionit ose material të ri.

Nëse jeni shtatzënë dhe keni një IST, pyesni një mjek për këshillë.

Ju mbroheni gjithashtu nga IST-të nëse ju dhe partneri juaj i rregullt (marrëdhënie e qëndrueshme), që të dy, keni rezultat negativ të testit për IST-të dhe nuk keni kontakt seksual me persona të tjerë. Nëse ju ose partneri kryeni marrëdhënie seksuale me persona të tjerë, përdorni gjithmonë prezervativ.

Prezervativi ju mbron edhe nga shtatzënia e paplanifikuar. Ekzistojnë edhe metoda të tjera kontracepsioni.

Mënyra të tjera mbrojtjeje

  • Vaksinohuni kundër hepatitit B dhe HPV. Pyesni një mjek.
  • Përdorni vetëm materialin tuaj të injeksionit ose material të ri.
  • Nëse jeni shtatzënë dhe keni një IST, pyesni një mjek për këshillë.
  • Përdorni furçën tuaj të dhëmbëve (hepatiti B), peshqirë dhe çarçafë (zgjebja dhe morrat pubikë).

Flisni me partnerin dhe një profesionist shëndeti

Nëse ju keni një IST, mund të infektoni dikë tjetër. Shkoni te mjeku.

Flisni me partnerin tuaj rreth kësaj dhe nxiteni të shkojë te një mjek. Në këtë mënyrë ju mbroni dhe veten tuaj. Nëse partneri juaj nuk trajtohet, mund të infektoheni përsëri nëse kryeni marrëdhënie seksuale pa prezervativ.

Mos kryeni marrëdhënie seksuale gjatë trajtimit tuaj ose përdorni një prezervativ për të ulur rrezikun e infektimit të partnerit tuaj.

Nëse keni bërë kohët e fundit seks me një person tjetër, paralajmërojeni edhe atë. Më pas, edhe ai person mund të bëjë testin dhe të marrë trajtim.

Këshillohuni me një profesionist shëndeti.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal