Mbyllen aplikimet për infermierë. 3443 aplikime

Tri javë pas shpalljes së aplikimeve në platformën “Infermierë për Shqipërinë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi përfundimin e aplikimeve sipas afateve të shpallura më herët, për 420 vende të lira pune si infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie në të gjitha qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.

“Ka patur një interesim mjaft të lartë për të aplikuar në këtë platformë, gjë që tregon besimin e të interesuarve te kjo mënyrë e re punësimi që do të zhvillohet në strukturat tona publike. Aktualisht është mbyllur faza e parë, ajo e aplikimit për vendet e lira të punës dhe janë 3443 aplikime për infermierë, teknikë imazherie dhe fizioterapistë”, tha zv/Ministrja Mira Rakacolli në një prononcim për median.

Në fazën e dytë do të bëhet shqyrtimi i dokumentacionit dhe menjëherë më pas do të shpallen publikisht dhe në platformën www.infermierëpërshqipërinë.al datat dhe vendi i testimit. Punësimi do të kryhet në bazë të rankimit të pikëve të secilit kandidat.

Aplikimi në platformën “Infermierë për Shqipërinë” është e vetmja mënyrë punësimi në strukturat shëndetësore publike në të gjithë vendin. Zv/Ministrja Rakacolli sqaroi gjithashtu se çdo vend i ri pune do të shpallet në këtë platformë, ndaj ftoi të gjithë të interesuarit të aksesojnë www.infermierëpërshqipërinë.al për cdo vend të ri pune, që nga pikat apo qendrat shëndetësore deri te spitalet universitare./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje