Mbyllen maternitetet në Mat dhe Bulqizë, shtatzënat i drejtohen Lezhës dhe Tiranës

materniteti-1-680x365_c

Mungesa prej vitesh e mjekëve obstetër-gjinekologë në maternitetet në Mat dhe Bulqizë është bërë shkak për mbylljen e tyre. Mësohet se prej dy muajsh në këto maternitete nuk shkon askush.

Për shkak të kësaj situate, gratë shtatzëna u drejtohen spitaleve në Lezhë dhe Tiranë për të sjellë në jetë fëmijët e tyre. “News 24” shkruan se dyert e maternitetit vijojnë të jenë të mbyllura duke u bërë shkak që shpeshherë gratë shtatzënat të lindin fëmijët në rrugë, raste me pasoja për nënat dhe fëmijët.

Kjo situatë e denoncuar nga banorët ende nuk vënë në fokus të institucioneve shtetërore që vazhdojnë të mos ndërhyjnë.
“Ne, aktualisht nuk mund të kryejmë vizita për gratë shtatzëna. Aparaturat përdoren vetëm nga mjekët gjinekologë. Në rastet kur vijnë urgjenca, ne bashkëpunojmë me drejtorinë e spitalit dhe pacientja niset drejt spitaleve të Tiranës ose Lezhës, me autoambulancë ose me helikopter.”, janë shprehur bluzat e bardha të maternitetit në Burrel.

Ndërsa drejtori i maternitetit “Xhavit Marra”, Dritan Neli, bëri me dije se të paktën tri herë i është drejtuar me shkresa zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, ku ka kërkuar emërimin e një mjeku obstetër-gjinekolog në maternitetin e Burrelit. /Blitz.al

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç