Mbyllen tre shkolla në Vlorë, mungonin kushtet e higjienës

nxenes 1Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë ka mbyllur ditën e sotme tre shkolla pasi nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare.

Burime nga DSHP bëjnë me dije se janë mbyllur shkollat e fshatit Fitore, Bishan dhe Novosele. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik këto shkolla kishin probleme me higjienën në të gjitha ambientet. “Shkollat nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara”, bëhet me dije nga DSHP Vlorë.

Kreu i Komunës Novoselë, Kanan Shakaj, sqaron se mbyllja e shkollave erdhi pas alarmit për ndotjen e ujit të pijshëm. “Disa fëmijë u shtruan në spital ditë më parë. Me të njëjtat simptoma edhe 50 banorë të fshatit Bishan. Mes të sëmurëve, ka edhe persona që nuk kanë pirë këtë ujë”- u shpreh Shakaj. /BW

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim