Mbyllet Shërbimi i Urgjencës në Qendrën Shëndetësore të Kamzës

Operatori shëndetësor ka mbyllur shërbimin e urgjencës në qendrën shëndetësore Kamëz.

Qendra shëndetèsore ka paketën e shërbimeve për të cilën financohet nga FSDKSh, ku urgjenca èshtë një nga shtatë shërbimet e paketës. Pra, Operatori ka kryer akt në kundërshtim me kornizën ligjore.
Bashkia Kamëz nga 105,000 banorë, përafërsisht sa bashkia Fier, dhe nuk ka asnjë pikë urgjence. Ku do e marrin kujdesin shëndetësor në rast urgjence shëndetësore? Pse nuk bëhet pikë e urgjencës kombëtare si në cdo bashki tjetër?
Kjo ndodh në situatën e gripit stinor dhe përgatitjes për ardhjen e koronavirusit.

Ky denoncim është bërë publik nga eksperti i shëndetësisë Prof. Gazment Koduzi!

Të kontaktuar nga Pro Pacientit burime pranë kësaj Qendre Shëndetësore u shprehën se Urgjenca do të funksionojë vetëm natën, me kapacitet 2 shtretër për vizita.
Tabela e mëposhtme është hequr ditën e djeshme nga Qendra. /shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?