Përfundon “Youth Voice”, projekti që u dha zë të rinjve

Elena Beta

Në kuadër të përfundimit të fushatës “Youth Voice”, UNFPA në bashkëpunim me Qendrën e Ekselencës organizuan eventin përfundimtar të kësaj fushate në datën 10 dhjetor, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjatë këtij aktiviteti morën pjesë përfaqësues të UNFPA-së, Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe plot të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të cilët kanë qenë pjesë aktive e fushatës “Youth Voice” që prej lançimit të saj.

youth Voice 4“Aktiviteti i sotëm ka të bëjë me finalizimin e një fushate kombëtare pjesë e së cilës ju jeni prej më shumë se një viti, unë shpresoj që të tilla nisma të ndërmeren edhe në të ardhmen”, tha Erinda Toska, drejtuese e Qendrës së Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjatë fjalës përshëndetëse.

Manuella Bello, përfaqësuese e UNFPA-së, falënderoi të gjithë të rinjtë për pjesëmarrjen e tyre aktive në fushatën “Youth Voice” në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ajo falënderoi gjithashtu pjesëmarrësit e konkursit kombëtar të shpallur nga Qendra e Ekselencës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të cilët dorëzuan një esse në lidhje me të Drejtat e Njeriut parë nga këndvështrimi i të rinjve në Shqipëri. Fitues i këtij konkursi u shpall Enian Lamçe.

Duke qenë se ky aktivitet përkonte me Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, Elma Tërshana, drejtoreshë ekzekutive e “Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve”, u bëri thirrje të rinjve të respektojnë të drejtat e tyre dhe të drejtat e njerëzve që i rrethojnë në mënyrë që shoqëria të mund të ecë përpara në drejtimin e duhur.

Youth Voice 1Në përfundim të aktivitetit, përfaqësuesja e UNFPA-së Manuela Bello dhe Donika Hoxha, drejtore e Drejtorisë së Partneriteteve me Diasporën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shpërndanë  për të rinjtë prezentë, certifikatat e vlerësimit për përmbylljen me sukses të përpjekjeve për të sjellë zërin e tyre tek vendim-marrësit nëpërmjet fushatës “Zëri i të Rinjve” /“Youth Voice”, duke i ftuar ata të vazhdojnë me tej angazhimin në të tilla fushata.

“Youth Voice” është një fushatë mbarëbotërore e mbështetur nga UNFPA që ka për qëllim që Rinia të shprehë qartë shqetësimet e të kërkojë llogari për shqetësimet e veta. Përfshirja e Rinisë nuk bëhet thjesht për të ndërgjegjësuar qeveritë dhe shoqërinë për Rininë dhe çështjet e saj, por mbi të gjitha, të ndërgjegjësojë Rininë që të ketë zë dhe të marrë pjesë aktive në zhvillim, të kërkojë llogari për shqetësimet apo çështje të patrajtuara etj, si edhe të kontribuojë si duhet në këtë zhvillim.

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?