Me këmbën në allci, kirurgia operon për 5 orë pacienten me kancer


Një kirurge e përkushtuar pas punës ka prekur miliona njerëz pasi u fotografua duke kryer një operacion me këmbën e dëmtuar.

Edhe pse me këmbë në allçi, Song Xiaojie vendosi të operojë një paciente me kancer, operacion i cili zgjati për 5 orë.

Ndërsa komenton përkushtimin e saj në punë, dr. Song  flet me shumë modesti: “Nuk mund të arrij gjëra të mëdha, por mund të arrij gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Dr. Song punon si drejtuese e Departamentit të Gjinekologjisë në Qendrën Wuhan. Edhe pse kishte vetëm një ditë që e kishte futur këmbën në allci, dr. Song nuk pranoi që të shtyhej operacioni i planifikuar për një paciente që vuante nga kanceri i mitrës.

Që pas dëmtimit të këmbës ajo ka kryer mbi 30 operacione dhe ka vizituar rreth 110 pacientë çdo ditë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?