Me krevat jashtë spitalit, për pak ngrohtësi

Çdo ditë pranë ambjenteve të spitaleve shikon situata që janë sa komike, aq edhe të trishta. Mungesën e ngrohjes nëpër spitale gazeta “Shëndet+” e ka ngritur Spitali i Traumes (4)Spitali i Traumes (6)Spitali i Traumes (5)Spitali i Traumes (3)gjithmonë si problematikë që ndikon tepër në shëndetin e pacientëve, por jo vetëm. Në të shumtën e rasteve shoqëruesit e pacientëve preken nga sëmundje të lloj llojshme duke qëndruar pranë familjarëve të tyre në spital në kushte aspak të rehatshme e komode.

Kur flasim për komoditet në spitalet tona, kemi parasysh një stol për t’u ulur dhe një ambient paksa të ngrohtë. Megjithatë as këto kushte nuk plotësohen. Kjo bën që pacientët dhe familjarët ta gjejnë vetë rrugëzgjidhjen. Në Spitalin Universitar të Traumës, i cili ka mungesa të theksuara përsa i përket sistemit të ngrohjes, pacientët të shfrytëzojnë çdo rreze dielli si i vetmi ngrohës “i financuar” nga natyra.

Kushtet në Spitalin Universitar të Traumës lënë shumë për të dëshiruar, infrastruktura e këtij spitali është lënë shumë pas dore ku muret, tavanet, dyert, por edhe tualetet janë të mbuluar nga myku dhe lagështira.

E gjithë kjo reflektohet tek gjendja shëndetësore e të sëmurëve duke sfiduar kështu edhe punën e mjekëve. Këta të fundit e konsiderojnë këtë situatë të papranueshme, pasi edhe ata vetë në dhomat e konsultave janë sajuar me ngrohëse të sjella nga vetë ata. Kjo panoramë që tregohet nga fotot nuk është diçka që ndodh rrallë, përkundrazi është kthyer në një fenomen.

Ka kohë që prej Ministrisë së Shëndetësisë nuk kemi dëgjuar të flitet diçka në lidhje me investime në këtë spital. Ky do të ishte hapi i parë për t’i ndihmuar pacientët dhe të afërmit. Mund të thuhet pa frikë që ky spital është në një kaos të vërtetë, çdo ditë në shkallë flejnë dhjetra të afërm të pacientëve, një pritje që zgjat për disa ditë e përgjatë këtyre ditëve asgjë nuk është e sigurt për shëndetin e tyre./ Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën