Më kruhen sytë shpesh. Çfarë të bëj?

Më kruhen sytë shpesh, dhe pothuajse gjatë gjithë kohës i kam të skuqur. Ju lutem a mund të më këshilloni ndonjë trajtim.

Përgjigjet Orjada Agalliu, mjeke okuliste pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.1

Kruajtja, skuqja dhe lotimi i syve janë problematika të përgjithshme, por që hasen shpesh në okulistikë, ndërkohë që shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet. Prandaj në këtë rast duhet patjetër konsulta me mjekun specialist për të vendosur nëse kemi të bëjmë me një shkak okular, është një infeksion, ka lidhje me strukturën anatomike apo është thjesht një alergji. Pra duhet të gjejmë shkakun se nga vjen, për të vendosur më pas dhe mjekimin adekuat.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?