Më në fund një lajm i mirë për ju që pëlqeni qepën e kuqe: Ju ndihmon të luftoni kancerin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi i qepës së kuqe ndihmon në luftimin  e kancerit, sugjeron një studim i ri. Kjo perime me shije të veçantë,  përdorur gjerësisht në kuzhinën mesdhetare, është e pasur me përbërës të fuqishëm që ndihmojnë në zhdukjen e tumoreve. Një prej tyre, i njohur ai antocianina, që është përgjegjës për ngjyrën e kuqe të qepës, mendohet se parandalon përhapjen e sëmundjes. Një flavonoid tjetër, i quajtur kuercetinë, ka të njëjtat efekte në tkurrjen e masës tumorale, thonë ekspertët.

Pavarësisht ngjyrës, çdo lloj qepe mund të ndihmojë në zhdukjen e qelizave kancerogjene, thonë shkencëtarët kanadezë.

“Qepët janë të jashtëzakonshme në zhdukjen e kancerit”

Autori kryesor i studimit, Abdulmonem Murayyan, nga Universiteti Guelf në Kanada, tregon: “Kemi zbuluar që qepët janë të jashtëzakonshme në zhdukjen e qelizave kancerogjene. Qepët aktivizojnë teknikat që nxisin qelizat kancerogjene të shkojnë drejt vdekjes. Ato krijojnë një ambient të pafavorshëm për qelizat kancerogjene dhe pengojnë komunikimin mes tyre, duke penguar kështu shtimin e tyre.

Ka kuptim që qepët e kuqe, që kanë ngjyrë më të errët, të kenë fuqinë më të madhe në luftimin e kancerit”.

Si është kryer studimi?

Gjatë këtij studimi të ri, hulumtuesit shkencorë vendosën qelizat e kancerit të zorrës së trashë në kontakt të drejtpërdrejtë me ekstraktet e kuercetinës nga pesë lloje të ndryshme të qepës.

Vetëm qepa e kuqe rezultoi të kishte më shumë fuqi në luftimin e këtyre qelizave kancerogjene. Ato rezultuan pozitive edhe në luftimin e qelizave kancerogjene të gjirit. Shkencëtarët shpresojnë që shumë shpejtë të testojnë këto përbërës edhe tek njerëzit.

Qepët janë perimet që përmbajnë më shumë kuercetinë, përbërësi që mendohet se luan rolin kryesor në zhdukjen e qelizave kancerogjene.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?