Më thahet goja shpesh dhe ndiej aromë të rëndë…

Ndjej vazhdimisht aromë të rëndë në gojë. Ky problem ka disa muaj tashmë…nuk e kam patur më parë. Goja më rri vazhdimisht e thatë, e athët dhe me aromë të rëndë që se kuptoj nga se vjen. Nuk kam probleme me dhëmbët dhe as higjienën. Gjithashtu kam bërë një analizë për bajamet, por më doli normale. Nuk di si të veproj, pasi kjo gjë më shkakton shumë problem. A mund të ketë lidhje me stomakun dhe si duhet të veproj?

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Duke qenë se keni përjashtuar patologji të orofaringsit si shkaktar të aromës së keqe të gojës, mbeten të përjashtohen patologji të mundshme të traktit tretës apo dhe respirator. Ju rekomandoj të kryeni check up -in, eko abdominale, fibrogastroskopi dhe feçe parazit. Rregulloni jashtëqitjen nëse e keni të vështirësuar dhe gjatë kësaj kohe përdorni domperidon 10 mg 3 herë në ditë 30 minuta para ngrënies, omeprasol 1 kapsule esëll dhe sirup kolinox 2 herë 20 pika pas ngrënies./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha