Më thuaj kur ke lindur të të them profesionin

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kanë konstatuar se muaji i lindjes mund të ndikojë në çdo gjë, duke filluar nga inteligjenca, profesioni e deri te jetëgjatësia. Hulumtimi është bërë te njerëzit që ushtrojnë 19 profesione të ndryshme.

young medical doctor and staff in hospital

Të lindurit në janar duket se janë më të prirur për të punuar në bankë apo shërbimin tatimor.

shkurt lind numri më i madh i artistëve dhe policëve të trafikut. Të lindurit në këtë muaj kanë edhe probleme me gjumin.

Marsi është i rezervuar për muzikantët e llojit “Lady Gaga” dhe “Diana Ros”, por edhe për pilotët.

Ata që lindin në prill kanë më tepër probleme shëndetësore, si dhe nivel inteligjence jo të lartë. Por në prill kanë lindur jo pak diktatorë, si: Adolf Hitleri dhe Sadam Husein.

Të lindurit në maj janë njësoj të prirur drejt profesioneve të ndryshme. Gjithsesi kanë një traditë në politikë, si Xhon Kenedi dhe Toni Bler.

Të lindurit në qershor me shumë mundësi do të jenë drejtorë ekzekutivë. 5 nga 22 fituesit e fundit të çmimit Nobel kanë lindur në qershor.

Gjatë muajit korrik kanë lindur një numër i madh muratorësh, shoferësh dhe artistësh.

Edhe gushti ka shumë muratorë, por në gusht festojnë ditëlindjen edhe presidentët amerikanë Barak Obama dhe Bill Klinton.

Të lindurit në shtator janë nxënës të mirë, ndoshta sepse kanë lindur në fillim të vitit shkollor.

Jetën më të gjatë e kanë personat e lindur në tetor. Ish-kryeministrja britanike Margaret Theçer dhe kryeministri aktual i Britanisë së Madhe, David Kameron kanë lindur në këtë muaj.

Numri më i madh i vrasësve serialë dhe skizofrenëve lind në nëntor.

Gjatë muajit të fundit të vitit lind edhe numri i madh i stomatologëve, por edhe parashikuesve të së ardhmes. Krishti, Stalini, si dhe Mao kanë lindur në dhjetor./ Përgatiti për “Shëndet+: Elena Beta

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët