Mendohuni dy herë para se të hidhni parfum tani në verë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Asnjë nuk do të kalojë muajt e verës në një gjendje paranoje se mund të mbajë erë të keqe, megjithatë, nëse tundoheni të hidhni parfum para se të dilni nga shtëpia tani në verë, duhet të mendoheni dy herë.

Të hedhësh parfum apo pasrrojë në gjoks dhe qafë dhe të dalësh menjëherë jashtë në diell shkakton një sëmundje të lëkurës të quajtur Pikiloderma of Civatte.

Mund të mos keni dëgjuar më parë për këtë gjendje, megjithatë, ajo mund të shfaqet jo vetëm si pasojë e përdorimit të parfumit, por i daljes së menjëhershme në rrezet e diellit.

Të njëjtat dëme mund të ndodhin edhe nëse përdorni tharëse flokësh apo sauna menjëherë pasi keni hedhur parfum në qafë ose gjoks.

“Përdorimi i saunës, avullit apo mbajtja e tharëses së flokëve shumë afër fytyrës mund të shkaktojë shfaqjen e venave të vogla. Kjo ndodh si rezultat i nxehtësisë së këtyre pajisjeve.

Duket se jeta moderne vjen me një sërë rreziqesh për lëkurën tonë. “Ekranet e televizioneve, laptopëve, celularëve gjithashtu janë të dëmshme për lëkurën për sa kohë rrezatojnë dritën blu të njohur si HEV që është e rrezikshme, po aq sa dëmtimet nga dielli”, vijon Chanele.

Dermatologët thonë se trajtimi më efektiv është përdorimi i ekranit mbrojtës, i cili duhet të jetë të paktën SF30.

Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren