Mëngjesi më i mirë për të rënë në peshë, ja cili është

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Çfarë duhet të konsumoni në mëngjes që të bini në peshë? Një studim i fundit i kryer nga Universiteti Tel Aviv ka gjetur përgjigjen. Sipas këtij studimi, për të rënë në peshë duhet të konsumoni një mëngjes sa më të bollshëm.peshe

Në studim u përfshinë 93 femra të cilat u ndanë në dy grupe. Secili grup konsumoi 1400 kalori në ditë për 12 javë. Grupi i parë, apo grupi i mëngjesit, konsumuan 700 kalori në mëngjes, 500 kalori në drekë dhe 200 kalori në darkë. Ndërsa grupi i dytë, apo grupi i darkës, konsumuan më shumë ushqime me kalori në darkë.

Ushqimet ishin të larmishme, si bukë, peshk, qumësht, vezë, etj, të gjitha të pasura me proteina. Grupi i parë, që konsumuan një mëngjes të bollshëm, humbën gati 11% të peshës së tyre trupore. Ndërsa femrat tek grupi i dytë, që konsumuan darkën e bollshëm, humbën vetëm 4% të peshës trupore.

Përveç kësaj, nivelet e trigliceridit tek grupi i parë ranë 34%, ndërsa tek grupi i dytë u rritën me 15%.

Përfundimi:

Shkencëtarët arritën në përfundimin se “Koha kur hani luan një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si trupi e përpunon ushqimin”. Që të bini sa më shumë në peshë, hani një mëngjes sa më të bollshëm.

Çfarë duhet të hani?

Ekspertët rekomandojnë që duhet të hani sipas masës së trupit dhe moshës. Për mëngjes është mirë që të konsumoni kos frutash ose të zakonshëm, fruta të ndryshme, ¼ filxhan fruta të thata dhe një lugë gjelle mjaltë.

Një tjetër opsion është: rreth 28 gramë djathë, vezë të ziera, një çerek avokado, një tost, dhe një lëng frutash.

Burimi: 1Mhealthtips / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin