Mëngjesi më i shëndetshëm që pastron zorrët, lufton kapsllëkun dhe ju ndihmon të bini në peshë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

E kemi përmendur disa herë që mëngjesi është vakt shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të menjanohet asnjëherë, sidomos nëse doni të bini në peshë. Në të vërtetë një mëngjes i shëndetshëm ju ndihmon jo vetëm të humbisni kilogramët e tepërt, por sipas studimeve thuhet se parandalon dhe kancerin e zorrës së trashë, sidomos nëse konsumoni tërshërë.

tershereHani tërshërë me kos pa yndyrë ose qumësht çdo ditë. Hidhni 4 lugë tërshërë në një tas dhe lëreni të zbutet për disa orë. Më pas hidhini pak fruta të thata si arra, bajame apo fruta të freskëta dhe konsumojeni çdo mëngjes. Ja përfitimet e këtij mëngjesi të shëndetshëm:

Ju jep ndjesinë e ngopjes: tërshëra përmban shumë fibra dhe do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur për disa orë. Ajo është një ushqim ideal për ata që duan të bien në peshë.

Ul nivelet e kolesterolit të keq: për shak të fibrave të shëndetshme, tërshëra nuk lejon që të depozitohen yndyrna në trup, e për pasojë redukton nivelin e kolesterolit të keq.

Lufton kancerin e zorrës së trashë: studimet kanë treguar se ushqimet krude mund të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë. Tërshëra është e mirë në parandalimin e kancerit të gjirit, ovarian dhe prostatës gjithashtu./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe