Meningiti dhe infeksionet virale, mjekja pediatre, Sonila Brati: Bëni kujdes kur fëmija shfaq këto shenja

Mjekja pediatre, Sonila Brati, thotë se situata me meningitin nuk është alarmante. Ajo rekomandon që prindërit të jenë të kujdesshëm ndaj infeksioneve virale dhe të mos i injorojnë, pasi vigjilenca është e nevojshme.

Rastet e meningjitit kanë ngritur shqetësim tek prindërit, por mjekët sigurojnë se nuk ka arsye për panik. Pediatria Sonila Brati shpjegon për “Ora news”, se meningiti zakonisht shfaqet pas infeksioneve virale tek fëmijët dhe nuk ka raste të dyshuara aktualisht.

“Është një situatë ku prindërit nuk duhet të jenë të panikosur, apo të alarmuar. Meningiti është vërtet një infeksion i rëndë i cili prek cipat e trurit dhe ndonjëherë mund të jetë edhe fatal për jetën, por ne për momentin nuk është se kemi raste. Prindërit duhet të jenë të kujdeshëm në momentin që fëmija shfaq temperaturë të lartë dhe ka një dhimbje të fortë koke, ka të vjella, apo ka një mosdurim të dritës, duhet të drejtohen tek mjeku” , shprehet Brati, e cila shton se vigjilenca duhet të jetë e shtuar sidomos tek prindërit fëmijët e të cilëve janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve virale.

 

 

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit