Hysni Dankshi, Mjek alternativ
Ka mbi 30 lloje të ndryshme të gjinisë së mentes, të gjitha kanë pothuajse të njëjtat veti mjekësore dhe përdoren po njëlloj sit ë tjerët. Më e zakonshmja është mentja piperita.
Përbërësit: Vajra esencial, tanina, flavonoide, tokoferole, kolinë,substance të tharta.
Veprimi: Antispazmodik, tonik i tretjes, parandalon të vjellurit,relakson enët periferike të gjakut,nxit djersitjen por dhe ul temperaturën e lartë,nxiit rrjedhjen e lëngut të tëmthit,analgjezik.
Pjesët që përdoren: Kërcelli bashkë me gjethet relakson muskujt e traktit të tretjes dhe nxit rrjedhjen e lëngut të tëmthit, pra janë të dobishme për probleme me tretjen, formimin e gazrave, dhimbjen e barkut dge gjendje të ngjashme me këto të sipër përmendura.Pjesët sipëerfaqësore të mentes ulin nausenë ( ndjesinë për të vjellur) dhe për këtë mund të jenë të rëndësishme në rastet e udhëtimeve me makinë për personat që i zë makina gjatë ushëtimit. Ato nxisin dhe djersitjen duke ulur temperaturën në grip dhe rrufë.
Vaji esencial i mentes përmban sasi të mëdha mentoli. Në doza të larta ai është analgjezik ( ul dhembjen ) dhe qetësues. Ai mund të përdoret për shqetësime të lëkurës, etheve, dhembjen koke dhe migrenë. Si antibacterial ndihmon për të luftuar infeksionet.Në qoftë se avujt e tij thithen ndihmon në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Përdorimi:
Çaji merret për të qetësuar ndjesinë e të vjellurit, përmirson tretjen, ul ndjenjë e rëndesës dhe pakëson gazrat, qetëson dhembjen e barkut, dhembjen e kokoës dhe migrenën, si dhe temperaturën e lartë.
Tinktura: përdoret njësoj si dhe çaji.
Kompresat: njomet një leckë në çajin e mentes dhe përdoret për të qetësuar dhimbjet reumatizmale të kyçeve si dhe neurologjinë( dhembje me origjinë nervore )
Inhalacioni,pra duke thither me hundë dhe gojë avujt që dalin nga zierja e çajit të gjetheve të mentes duke çliruar rrugët e frymëmarrjes.Vendosni disa gjethe të njoma në një enë me ujë të nxehtë dhe thithni avujt për të lehtësuar hundët ebllokuara.
Shpërlarja: përdoren 2-3 pika vaj menteje në 10 ml ujë për lëkurën e irrituar nga diegiet, pezmatimet, zgjebja dhe infeksionet nga krimbat e rrumbullakët për të larguar insektet.


