Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Çaji në varësi të përbërësve që përmban ka shumë përfitime për trupin. Çaji jeshil ka veti antioksidante dhe ndihmon në rënie në peshë. Nëse e kombinoni këtë çaj me qumësht pa yndyrë dhe pa sheqer, rezultatet do të jenë rreth 2-fish më të dukshme.
Kjo mënyrë është mjaft e njohur, sidomos në Britani, ku çaji është një pjesë e rëndësishme e menusë së tyre ditore. Raporti i çajit me qumështin duhet të jetë gjysmë për gjysmë (50:50) dhe duhet ta konsumoni vetëm një herë në ditë për 1 javë, në mëngjes esëll.
Kjo metodë për shkrirjen e dhjamit nuk duhet përdorur më shumë se 1 herë në muaj. Pas 1 jave përdorim të çajit jeshil me qumësht, duhet të bëni pushim 1 muaj.
Kujdes! Ju lutemi, konsultohuni me mjekun përpara se ta përdorni këtë kombinim. Nuk këshillohet të përdoret nga njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike, që kanë intolerancë ndaj qumështit apo që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut./ Burimi: healthdigezt


