Mbase ju duket që do t’ju nevojitet një shekull i tërë që flokët t’ju rriten, mirëpo ekzistojnë mënyra të ndryshme me të cilat në mënyrë natyrale mund të përshpejtoni rritjen e tyre.
Përpiquni pak më tepër dhe me siguri rezultatet nuk do t’ju mungojnë.
Maska me banane
Përzieni dy banane të shtypura, një vezë dhe një lugë lëng limoni. Ketë përzierje vendoseni në flokë, mbështillni kokën me qese plastike dhe peshqir. Lëreni maskën të veprojë 30-40 minuta dhe lani flokët.
Maska me portokall
Përzieni një gotë lëng portokalli me një gotë jogurt. Vendoseni ketë përzierje dhe mbështillni kokën me qese plastike dhe peshqir. Lëreni maskën të veprojë 30-40 minuta dhe pastaj lajini flokët.


