Era e keqe e gojës mund të vijë si rezultat i infeksioneve apo prishjes së dhëmbëve, mikrobeve në gjuhë apo çrregullimeve të tretjes. Shpeshherë, era e keqe e gojës rrjedh nga gjuha, një nga pjesët më vitale të gojës, ku nga faza e tretjes së ushqimit akumulohen një numër i konsiderueshëm bakteresh. Kjo është arsyeja pse dezinfektimi i gjuhës është shumë i rëndësishëm.
Ja disa mënyra për të desinfektuar gjuhën dhe për të zhdukur erën e keqe të gojës:
- Furçë dhëmbësh e pastër
- Një kruajtëse gjuhe
- Gargare
Pastrojeni gjuhën me furçën e dhëmbëve (ose me kruajtëse) me pastë dhëmbësh duke lëvizur nga para – pas gjuhës. Aplikoni pak presion mbi gjuhë në mënyrë që të hiqni të gjitha bakteret dhe mikrobet e akumuluara. Pas kësaj, shpëlajeni gojën me ujë të vakët, si dhe me gargare dezinfektuese për gojën.
Mënyra me sodë buke
Përbërësit
- 1 filxhan ujë
- 1 lugë çaji sodë
- 3 pika vaji esencial menteje
Vendosini të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe tundeni atë në mënyrë që të përzihen sa më mirë. Përdoreni lëngun e krijuar në mënyrë gargare, çdo ditë.
Mënyra me uthull molle (musht)
Përzieni 1 filxhan ujë me 2 lugë uthull molle. Uthulla e mollës është një agjent i natyrshëm në dezinfektimin dhe luftimin e llojeve të ndryshme të mikroorganizmave. Mjafton ta shpëlani gojën me uthullën e mollës dhe gjuha juaj do të dezinfektohet. Në këtë mënyrë zhuket dhe era e keqe e gojës.
Mënyra me peroksid hidrogjeni
Në një filxhan ujë hidhni një lugë peroksid hidrogjeni. Shpëlajeni gojën me lëngun e krijuar në formë gargare. Kjo mënyrë shërben edhe për zbardhimin e dhëmbëve. Por kini kujdes! Nuk duhet mbajtur në gojë më shumë se disa sekonda.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


