Pas të 30-ave fillojnë të shfaqen rrudhat rreth gojës. Ato mund të shfaqen dhe më parë dhe quhen “linjat e të qeshurës”. Këto rrudha mund të shfaqen për shkak të disa faktorëve, si: lloji i lëkurës, ekspozimi ndaj diellit, kujdesi i përditshëm i fytyrës dhe gjenetika. Ndërsa vitet kalojnë, lëkura bëhet më e thatë, më pak elastike dhe më e hollë.
Këtu do t’ju paraqesim disa këshilla natyrale për të minimizuar rrudhat rreth gojës:
Pini shumë ujë: hidratimi është hapi i parë kundër rrudhave. Lëkura ka nevojë për shumë ujë në mënyrë që mos ta humbë elasticitetin dhe të parandalojë daljen e rrudhave.
Përdorni aloe vera: rrudhat rreth gojës mund të minimizohen dukshëm me këtë produkt natyral. Përveç faktit se kjo bimë e bën lëkurën më elastike, ajo ruan gjithashtu lagështinë e lëkurës. Aplikoni xhelin e freskët të aloe veras në të gjithë fytyrën, sidomos në zonat me rrudha. Kjo mënyrë do të ndihmojë edhe në luftimin e radikaleve të lira.
Përdorni lëng limoni: lëngu i limonit e bën lëkurën të butë dhe të hidratuar. Lëngu i limonit pastron poret dhe të gjitha papastërtitë që gjenden në lëkurë. Në një filxhan me lëng limoni hidhni disa pika vaj kokosi (ose ulliri) dhe mjaltë dhe aplikojeni në zonat me rrudha çdo ditë.
Përdorni të bardhë veze për të forcuar lëkurën: e bardha e vezës është e pasur me vitamina dhe është shumë e dobishme për lëkurën. Ajo minimizon poret, puçrrat dhe parandalon daljen e rrudhave.
Përdorni çaj jeshil: çaji jeshil është i pasur me antioksidues që ndihmojnë kundër plakjes së hershme të lëkurës dhe redukton daljen e rrudhave. Aplikoni qese çaji jeshil të ngrohtë në lëkurë, 3 herë në javë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


