Kryefaqja Box 4 Mënyra natyrale për të qetësuar kollën tek fëmijët

Mënyra natyrale për të qetësuar kollën tek fëmijët

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Kolla është mekanizëm mbrojtës i organizmit që shërben për të nxjerrë jashtë “materialet” irrituese të tilla si  mikrobet, pluhurat, mukusin etj.

Në sezonin e dimrit kolla është e shpeshtë tek fëmijët. Në këtë postim do t’ju tregojmë disa këshilla dhe metoda natyrale se si të qetësoni kollën tek fëmijët tuaj:

– jepini fëmijës sa më shumë lëngje, sidomos nëse kolla është me sekrecione.

– përdorni çaj mali, çaj kamomili, çaj dafine dhe çaj xhinxheri.

– mbani temperaturën e dhomës jo më lart se 20 gradë

– bëjini fëmijës sa më shpesh “lavazh” nazal me ujë fiziologjik

– bëjini aerosol vetëm me ujë fiziologjik

– bëjini avull me dafinë

– jepini qumësht të vakët me një lugë mjaltë

 Ja disa kura popullore për të parandaluar kollën:

Avull me sodë bikarbonat: vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe kur të valojë uji hidhini një lugë sodë. Vendoseni ujin në një enë plastike dhe vëreni fëmijën para enës duke e mbuluar me peshqir fytyrën që të marrë avull. Të njëjtën gjë mund ta bëni dhe me gjethe dafine.

Mjaltë dhe limon: bëni një shurup me një lugë mjaltë dhe disa pika limoni dhe jepjani fëmijës në mëngjes dhe në darkë.

Lëng qepe me mjaltë: bëni shurup me lëngun e qepës dhe një lugë mjaltë, mund t’i shtoni edhe disa pika limoni nëse doni.

Burimi: Health

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here