Mënyra natyrale për të stabilizuar nivelin e kolesterolit të keq në gjak

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Ndryshimet e mënyrës së jetesës dhe dieta ushqimore janë thelbësore për të kontrolluar nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Ja çfarë duhet të bëni që të mbani nën kontroll nivelin e kolesterolit të keq:

kolesteroliMerrni në mënyrë të mjaftueshme vitaminë D: është një vitaminë mjaft e domosdoshme për normalizimin e nivelit të kolesterolit dhe parandalimin e sëmundjeve kardiake. Vitaminën D mund ta gjeni tek rrezet e diellit, vezët, qumështi, salmoni etj.

Shmangni sheqernat dhe karbohidratet e rafinuara nga dieta e përditshme: konsumoni fruta dhe perime të freskëta të stinës.

Merrni vaj peshku të një cilësie të lartë.

Përdorni vetëm yndyrna të shëndetshme si vaj ulliri, vaj kokosi, avokado, fara kungulli, fara luledielli, fara lini etj.

Shmangni konsumimin e yndyrnave të tilla si gjalp, margarinë, vaj misri, vaj luledielli, dhjamë etj.

Bëni stërvitje të rregullt: në pamundësi të aktivitetit fizik, bëni ecje të shpejtë të paktën 20 minuta në ditë.

Reduktoni stresin.

Mos konsumoni alkool dhe duhan.

Flini 7-8 orë gjumë në natë.

Konsumoni vetëm bukë, oriz dhe makarona në ngjyrë kafe dhe të pasura me fibra.

Burimi: Healthy Joy

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës