Mënyra praktike për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të rënë në peshë

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Pavarësisht dietave apo çdo mënyre për të rënë në peshë, asgjë nuk do të rezultojë e suksesshme nëse keni një metabolizëm të ngadaltë. Metabolizmi është celësi i dobësimit dhe ju duhet të kujdeseni gjithmonë që ta keni atë në nivele sa më të larta.

Ja disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë:

metabolizmiMos menjanoni vaktet: edhe pse mund ta mendoni se menjanimi i vakteve do t’ju dobësojë për shkak se nuk do të merrni shumë kalori, nuk ndodh kështu! Kjo ndodh për faktin se trupi mban rezerva dhe përpiqet të ruajë të gjitha kaloritë që ka për të funksionuar, kjo gjë çon edhe në ngadalësimin e metabolizmit. Hani vakte të vogla, por mos i menjanoni ato.

Shëndetshëm dhe të hidratuar: metabolizmi ka nevojë për ujë dhe ushqime të shëndetshme proteinike dhe fibrike për t’u përshpejtuar. Mbani një dietë të shëndetshme dhe menjanoni sheqernat e parafinuara, ushqimet e skuqura etj.

Hani proteina: hulumtimet mjekësore tregojnë se konsumimi i proteinake ka një ndikim shumë të madh në përshpejtimin e metabolizmit. Mos e teproni me konsumimin e tyre, por asnjëherë mos i menjanoni ato.

Bëni aktivitet fizik: vrapi, ecja, ushtrimet kardio, litari etj.

Mos e menjanoni asnjëherë mëngjesin: është konsideruar si vakti më i rëndësishëm, prandaj nuk duhet menjanuar asnjëherë. Filloni mëngjesin me tërshërë, fruta, banane, vezë etj.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe