Mënyra shtëpiake për eliminimin e njollave të errëta nga fytyra

Dielli i verës lë shenjat e veta mbi lëkurën tonë. Por si t’ia bëjmë në rast se kemi probleme të tilla? Ja disa këshilla të thjeshta në shtëpi:

Prini një limon me feta dhe lëngun vëreni direkt tek njollat e errëta çdo ditë për 10-15 minuta. acidi në këtë frut do të ndihmojë në zbehjen e njollave, si dhe në largimin e qelizave të vdekura.

quka dielli njolla lekureAplikoni xhel aloe vera dy herë në ditë për të përmirësuar zonat e dëmtuara nga dielli. aloe ka veti shëruese natyrale të papërsëritshme.

Vini një bustinë çaji jeshil në ujë të zier për 3-5 minuta. Shtrydheni bustinën në një pambuk dhe fërkojeni njollat me të dy herë në ditë. Antioksidantët që ndodhen në çaj ndihmojnë në shërimin e lëkurës.

Lyejini njollat me dhallë. Kjo është më efektive për njollat që s’kanë dalë në fytyrë. Për njollat në fytyrë lyejini me dhallë dhe lëreni lëkurën ta thithë lëngun për disa minuta.

Thyeni një kapsulë me vitaminë E dhe aplikojeni direkt mbi njollat e lëkurës. Të njëjtat veti që ndihmojnë në zhdukjen e shenjave të plagëve ndihmojnë dhe në zhdukjen e njollave të lëkurës.

Prisni qepën e kuqe dhe fërkoni me të njollat. Acidi i qepës ndihmon në zbehjen e njollave në mënyrë të efektshme.

P.S. Sigurisht para çdo trajtimi do të ishte mirë që të këshilloheshit me mjekun dermatolog

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak