Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka
Mendoni se e keni gatuar mirë orizin? Një studim i ri ka zbuluar se nëse nuk përdorni mjaftueshëm ujë për ta zier atë, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Gatimi i orizit me shumë ujë ndihmon për të larguar arsenikun, duke parandaluar kështu çdo helmim të mundshëm nga kjo substancë kimike. Nëse e lini orizin në ujë gjatë gjithë natës, ulen nivelet e toksinave industriale me rreth 80%, thonë ekspertët.
Orizi ndotet nga kjo substancë helmuese gjatë kohës së rritet, si pasojë e toksinave industriale dhe pesticideve. Profesori Andy Meharg, ekspert i kontaminimit të orizit nga Universiteti Mbretëror Belfast, mati nivelet e substancës kimike pasi gatoi orizin në 3 mënyra të ndryshme.
Në metodën e parë, ai përdori atë të zakonshmen, raportin 1 me 2, 1 gotë oriz e dy gota ujë. Pasi uji avulloi, ai vuri re se pjesa më e madhe e arsenikut ishte ende prezente.
Në metodën e dytë, ai përdori 5 gota ujë me 1 gotë oriz dhe pasi uji i tepërt avulloi, niveli i arsenikut ra dukshëm. Megjithatë, në metodën e tretë, ku ai e la orizin në ujë gjatë natës, niveli i arsenikut u ul me 80%.
Ky paralajmërim vjen pas shqetësimit të ngritur para pak ditësh nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit në lidhje me patatet e skuqura shumë dhe tostit të djegur, pasi rrisin nivelet e substancës kimike akrylamide, që shkakton kancer. Kjo substancë, që gjendet tek kafshët, ka rezultuar se shkakton kancer në testimet e kryera tek minjtë.
Të dhënat sugjerojnë se ët gjitha grupmoshat, sidomos fëmijët, po konsumojnë më shumë akrylamide seç duhet.
Zakonsisht, orizi ka 10 herë më shumë arsenik organik se çdo ushqim tjetër. Ekspozimi kronik ndaj tij mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, sëmundje të zemrës, diabet, dëmtime të sistemit nervor apo probleme në zhvillimin e fëmijëve.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


