Kryefaqja Box 6 Mënyrat e duhura për të reduktuar stresin

Mënyrat e duhura për të reduktuar stresin

0
Shpërndaje

Stresi ndikon shumë në  trupin tuaj: kur jeni nën stres, zemra juaj rreh më shpejt dhe presioni i gjakut rritet, shpjegon Ash Nadkarni, psikiatër i asociuar në Spitalin e Grave në Angli.

Por çfarë duhet të bëni kur medikamentet dhe çaji i kamomilit nuk bëjnë efekt? Ja disa mënyra alternative të rekomanduara nga ekspertët dhe studimet e fundit.

Zgjohuni herët: “Merrni kohë në mëngjes dhe kujdesuni për veten”, thotë psikologu në San Francisko, Leslie Car. Gjatë kësaj kohe, mendoni për qëllimet tuaja ose lexoni diçka frymëzuese. Mendoni se kafeina do 20 minuta të metabolizuar për të dhënë efektin e saj. Gjatë kësaj kohe, mendoni për qëllimet tuaja për dikë apo diçka frymëzuese.

Krijoni një hapësirë qetësuese: hulumtimet sugjerojnë se ngjyrat e ngrohta ju dhurojnë qetësi.”Këtu vlen teoria për përdorimin e terapisë me ngjyra. Ngjyrat përmes syrit, dërgojnë mesazh përgjatë rrugëve nervore në tru, i cili rregullon emocionet”, thotë psikologu Roberts. Në shtëpi, pikturoni një mur me ngjyra të lehta dhe në zyrë varni një shall me ngjyrë qetësuese mbi karrige.

Shikoni video humoristike: pas një dite të vështirë, duke parë gjëra humoristike aktivizoni një pjesë të trurit që sjell qetësi”, thotë Rose Hanna, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë “Long Beach”. “Kjo zvogëlon ankthin dhe ndihmon me reduktimin e stresit.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here