Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi
Shumë njerëz pavarësisht dietave që mbajnë e kanë të pamundur të dobësohen. Në fakt çelësi i dobësimit nuk është dieta, por përshpejtimi i metabolizmit. Sa më të ngadaltë ta keni metabolizmin aq më të vështirë do ta keni për të rënë në peshë, pavarësisht mundimeve e dietave të forta e strikte.
Ja si të përshpejtoni metabolizmin e të bini në peshë:
Lëvizni: jeta pasive e ngadalëson metabolizmin, ngjisni shkallët, ecni gjysmë ore në ditë dhe bëni aktivitet të rregullt fizik.
Flini mjaftueshëm: metabolizmi ideal krijohet nëse flini rreth 8 orë gjumë çdo natë. Gjumi i rehatshëm balancon hormonet, të cilat rregullojnë nivelin e insulinës në gjak.
Agjëroni 12 orë: mund të duket e habitshme, por sipas disa studimeve thuhet se të ndaloni veten nga e ngrëna nga ora 8 e darkës deri në 8 të mëngjesit ju ndihmon ta digjni yndyrën më shpejt dhe t’ju tretet i gjithë ushqimi.
Pini shumë çaj: çaji jeshil është ideal për përshpejtimin e metabolizmit dhe djegien e yndyrës në trup. Pini në mëngjes dhe në darkë çaj jeshil.
Pini shumë ujë: 8 gota në ditë janë të rekomandueshme, sidomos tani në verë. Uji ju mban të hidratuar dhe e ndalon ndjesinë e urisë.
Hani pak dhe shpesh: hani rreth 5 vakte në ditë, por në sasi të vogla. Gjatë ditës trupi ka nevojë për ushqim për të funksionuar më mirë.
Burimi: Simply Organic Life


