Mënyrë natyrale për të eliminuar venat dhe kapilarët që duken

Shumë njerëz vuajnë nga këmbët e fryra, kapilarët e plasaritur, venat dhe variçet. Megjithëse këto mund të jenë problem estetik, janë gjithashtu edhe një shenjë se enët e gjakut janë dobësuar nga ndikimi i faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm.

Shkaktarët e këtyre problemeve nuk mund të përcaktohen me saktësi. Këto probleme mund të duken paksa të ngjashme me celulitin, ku arsyet e shfaqjes së tyre mund të ndikohen nga faktorë të ndryshëm. Kapilarët dhe venat mund të jenë të pranishme edhe tek një femër 20 vjeç.

vena dhe kapilareDisa nga arsyet që mund t’ju shfaqen venat dhe kapilarët janë: përdorimi i takave të larta, shtatëzania, mënyra e të ushqyerit etj.

Ja një mënyrë natyrale për trajtimin e këtyre problemeve:

Përbërësit

  • 10 kokrra gështenje të qëruara
  • ½ litra raki

Përgatitja: në një kavanoz qelqi vendosni gështenjat dhe rakinë. Vendosini në një vend të errët për rreth 3 javë. Herë pas here tundini mirë gështenjat me rakinë në mënyrë që të marrin formë të njëtrajtshme. Pas 3 javësh kullojeni këtë përzierje përmes një garze. Vëreni masën në një shishe me ngjyrë të errët dhe përdoreni si ilaç për të lyer zonat problematike. Përdoreni ilaçin 2 herë në ditë, derisa problemi me venat dhe variçet të zhduket.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer