Merkel kërkon që OBSH të rishqyrtojë vaksinat kineze kundër COVID-19

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkoi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që të konsiderojë në mënyrë transparente vaksinat kundër COVID-19.

“Pandemia ka shkaktuar shumë vdekje. Shoqëritë dhe ekonomitë përballen me një sfidë të madhe. Ne mund ta vëmë nën kontroll pandeminë vetëm me përpjekje të përbashkëta. Kina dhe Gjermania mund të luajnë role të rëndësishme këtu”, tha Merkel në një takim konsultativ online midis qeverive gjermane dhe kineze.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për arritjen e fitores së dëshiruar në luftën kundër koronavirusit, Merkel tha se është e nevojshme që nën kujdesin e OBSH-së të diskutohet haptas dhe në mënyrë transparente për vaksinat kineze kundër koronavirusit dhe njohjen e mundshme të ndërsjellë të vaksinave të tilla.

Merkel më tej tha se partneriteti me Kinën përfshin bisedime të mundshme dhe tema të vështira, veçanërisht në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe situatën në Hong Kong. “Deri më tani, gjithmonë i kemi zgjidhur këto probleme dhe do të doja të shihja se është e mundur të rihapim temën e të drejtave të njeriut”, tha Merkel.

Kryeministri kinez, Li Keqiang, tha se nuk është sekret që Kina dhe Gjermania kanë mosmarrëveshje për disa çështje, por që është e rëndësishme të respektohen interesat dhe frika që njëra palë ka në disa tema. “Nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme, kurse komunikimi forcon besimin dhe zvogëlon pasigurinë. Ne mund të krijojmë një atmosferë për të zvogëluar mosmarrëveshjet dhe për të forcuar bashkëpunimin”, tha Lee.

Vitin e ardhshëm, Kina dhe Gjermania do të shënojnë pesë dekada nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa kryeministri kinez tha se është e nevojshme të hiqen disa bllokada dhe të ndërtohen marrëdhënie mbi bazën e interesave të ndërsjella.

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit