Merret vendimi: Pas datës 15 prill, testim për gjithë mjekët që s’kanë plotësuar kreditet

Sot u zhvillua mbledhja e Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit (BRA) të Profesionistëve të Shëndetësisë, nën drejtimin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të urdhrave të profesionistëve të shëndetit, Universitetit të Mjekësisë, Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim (QKEV), Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të ministria e shendetesiseKujdesit Shëndetësor (FSDKSh), Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë, Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKSAISh), për të diskutuar modalitetet e provimit të ricertifikimit për profesionistët e shëndetësisë që nuk kanë përmbushur detyrimet e programit pesë-vjeçar të ricertifikimit 2010-2014.

Nga analiza paraprake e të dhënave të programit të ricertifikimit rezulton se: 1800 mjekë (ose 36% e të gjithë trupës mjekësore në vend), 606 farmacistë (ose 28% e numrit të të gjithë farmacistëve në vend), dhe 1096 dentistë (ose 52% e të gjithë dentistëve në vend) që punojnë në sektorin publik dhe jopublik të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend, nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre për mbledhjen e krediteve të edukimit në vazhdim.

Në mbledhjen e Bordit u vendos që:

Brenda gjashtë muajve, duke filluar që nga data 15 prill 2015, nga shpallja nominale e emrave, profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet duhet t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit;

Të miratohet Rregullorja e provimit të ricertifikimit për profesionistët e sipërpërmendur të shëndetit brenda muajit mars 2015;

Brenda datës 15 prill 2015, urdhrat e profesionistëve dhe fakultetet përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me shoqatat e profesionistëve të shëndetit do të hartojnë programet orientuese për të gjithë kategoritë e profesionistëve që do të duhet t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit;

Brenda datës 15 prill 2015, QKEV-ja do të bëjmë me dije të gjithë emrat e profesionistëve që duhet t’i nënshtrohen këtij provimi.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik