Meshkujt e gjatë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Meshkujt e gjatë janë më të rrezikuar që të vdesin nga kanceri i prostatës, tregon një studim i ri. Shkencëtarët britanikë kanë gjetur një lidhje të fortë mes tumoreve vdekjeprurëse dhe gjatësi.

Çdo 10 cm më shumë në gjatësinë e një mashkulli rrit rrezikun me 21% për zhvillimin e kancerit të prostatës dhe 17% të vdekjes nga kjo sëmundje. Një lidhje e ngjashme është gjetur edhe mes madhësisë së belit dhe rrezikut për zhvillimin e kancerit të prostatës.

Autorja kryesore e studimit, dr. Aurora Perez-Cornago, nga Universiteti i Oksfordit, tregon: “Gjetja e një rreziku të lartë tek meshkujt e gjatë mund të sigurojë të dhëna mbi mekanizmin e fshehtë të zhvillimit të kancerit, për shembull të lidhur me ushqyerjen dhe rritjen.

“Zbuluam gjithashtu se një peshë trupore e shëndetshme lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të prostatës dhe vdekjes nga kjo sëmundje vite më vonë. Lidhjet e vëzhguara me obezitetin mund të jenë për shkak të ndryshmeve në nivelet e hormoneve tek meshkujt obezë, që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës”.

Çdo 10 cm më shumë në perimetrin e belit lidhet me 18% më shumë rrezik të vdekjes nga kanceri i prostatës.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve
Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike