Meshkujt inteligjentë, më pak mundësi për ta tradhtuar partneren!

Përgatiti: E.B

Në studimin i cili është botuar në “Social Psychology Quarterly” është zbuluar se si meshkujt me koeficientin më të lartë të inteligjencës kanë më pak mundësi të tradhtojnë.

Hulumtimi ka analizuar përgjigjet në anketën me një mijë adoleshentë të rritur në SHBA dhe ka zbuluar që “njerëzit inteligjentë më shumë vlerësojnë monogaminë dhe ekskluzivitetin seksual, sesa njerëzit më pak inteligjentë”, konstaton Satoshi Kanazava, profesor në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Shkencave Politike në Londër, i cili njëkohësisht është edhe autor i studimit.

Arsyeja? Nga pikëpamja e evolucionit, meshkujt inteligjentë kanë mundësi të lirohen nga instinktet e “njeriut të shpellës”, të cilat i joshin të kenë më shumë partnere seksuale.

Meshkujt me koeficientin më të ulët të inteligjencës nuk mund të mposhtin atë instinkt, prandaj konsiderojnë që është më e rëndësishme të kenë seks me më shumë femra.

 

 

Studimi i botuar në “”American Sociological Review” ka treguar se si femrat të cilat janë “ushqyeset” kryesore në lidhje të jenë më pak tradhtare, ndërsa 70% e meshkujve të cilët janë burimi kryesor i të ardhurave në shtëpi dhe e meshkujve të cilët janë të varur financiarisht nga femra kanë tendencë më të madhe të tradhtojnë partneren e tyre./Dailymail

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh