Meshkujt me këtë grup gjaku janë më të rrezikuar nga ataku në zemër

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nëse nuk e dini grupin e gjakut, është koha ta mësoni, pasi mund të zbulojë disa informacione interesante për shëndetin.

Studimi më i fundit, i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të Heart Failure 2017, sugjeron se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga ataku në zemër.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më  shumë se 1300000njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0.

Mekanizmi ekzakt pas rritjes së rrezikut për atak në zemër nuk është akoma i qartë. Megjithatë ekziston mundësia që njerëzit me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më  të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut, që quhet faktori von Willebrand, i cili mund të shkaktojë bllokim të arterieve e si pasojë edhe  atak në zemër.

Duhet thënë që meshkujt me grup gjaku jo-0 janë gjithashtu më të rrezikuar nga impotenca seksuale.

Burimi: Men’s Health / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare