Meshkujt që kanë partnere të mençura jetojnë më gjatë

partner 1

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se jeta e gjatë dhe shëndeti në përgjithësi nuk kanë kurrfarë lidhje me arsimimin e mashkullit, mirëpo kanë lidhje me arsimimin e partneres së tij.Edhe pse shumë vajza dyshojnë se meshkujt nuk vlerësojnë mjaft mençurinë si një ndër karakteret të cilat i dëshirojnë te bashkudhëtarja e tyre jetësore, pastaj patjetër duhet të zgjedhin midis mençurisë dhe bukurisë, zgjedhin këtë të dytë (si duket, edhe pse kjo është e vërtetë), do të ishte më mirë të mendonin dy herë.

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se jeta e gjatë dhe shëndeti nuk kanë kurrfarë lidhje me arsimimin e mashkullit, por kanë lidhje me arsimimin e partneres së tyre. Shkurt, meshkujt e martuar me femra të mençura jetojnë më gjatë.
Mirëpo, para se të provoni të ngushëlloni femrën me fjalët se si mashkulli i cili i ka braktisur për shkak të ndonjë femre te e cila ka gjetur përkrahje, do të vdesë nga sulmi në tru, duhet përmendur se si kjo nuk i përket inteligjencës femërore në përgjithësi.
Fjala është më shumë për atë që arsimimi i femrës më shumë anon drejt jetës së shëndetshme. Natyrisht, atë e bartin edhe te familja e tyre e ngushtë, përkatësisht te partnerët.
Duke pasur parasysh që zakonisht janë përgjegjëse për ushqimin, është për t’u pritur që partnerët e tyre dinë çdo gjë për rëndësinë e kafjallit si edhe për lidhjen e racioneve të pemëve edhe perimeve kur mungon mishi, ndërkaq shpesh edhe me rekreacionet e tyre nxisin partnerin që shikimin e tepruar të televizorit ta zëvendësojnë me ndonjë aktivitet fizik.

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak