Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Flokët e gjatë konsiderohen si “dhuratë nga Zoti” pasi përbëjnë gjysmën e bukurisë tek gratë, prandaj femrat në të gjithë botën kujdesen të gjejnë mënyrat e duhura për t’u kujdesur sa më mirë për to.
Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në humbjen e flokëve të një njeriu. Dieta, stili i jetës, ekspozimi ndaj stresit, dhe sigurisht një rol të rëndësishëm luan dhe gjenetika.
Nëse po përballeni me humbjen e flokëve, një mjet efektiv natyror që jo vetëm mund të parandalojë humbjen e flokëve, por mund të nxisë rritjen e tyre, është kjo recetë. Ajo çfarë ju duhet janë tre përbërësit:
- 10 pika vaj esencial rozmarinë
- 10 pika vaj esencial limoni
- 2 kapsula Vitamina E
Shtoni këto në shampon tuaj dhe lani flokët si zakonisht. Rezultatet do të jenë të kënaqshme!
Burimi: healthydiet/http://shëndeti.com.al


