Mësoni nëse uji i detit i dëmton flokët!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

uuje detiFlokët e lyer janë më të ndjeshëm nga rrezet e diellit, sepse boja ndikon në thatësinë e tyre. Shiu, era, uji i detit dhe uji me klor, mund të thuhet se i dëmtojnë flokët tuaj. Në strukturën e qimeve ndikojnë keq edhe maskat e ndryshme që përdoren për ndryshimin e ngjyrës apo formës së flokëve, por më të dëmshmet për flokët janë rrezet negative të diellit

Prandaj, gjatë stinës së verës ju nevojiten produkte që përmbajnë faktorë mbrojtës. Rrezet e diellit nxitin edhe sekretimin e lartë të sebumit, e në këtë mënyrë rrënjët e flokëve përmbajnë më shumë yndyrë.

Uji i detit i than flokët, prandaj do të ishte mirë që pas daljes nga uji t’i shpëlani ato me ujë të pastër. Do të ishte shumë më e thjeshtë dhe më e sigurt nëse në kokë mbani një kapele noti që përveç se do të mbrojë flokët nga kripa, do t’i mbrojë edhe nga rrezet e dëmshme të diellit, kripa dhe klori.

Sidomos flokët e verdhë humbin shkëlqimin nga klori në ujin e pishinave. Me këtë rast përdorni këtë maskë efektive: Në flokë vendosni keçap, mbajeni 15 deri 20 minuta, shpëlajini me ujë të vakët e më pas lani flokët si zakonisht me shampo.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës