Mësoni shenjat e para të kancerit të lëkurës – mund t’ju shpëtojnë jetën

Përgatiti: Blertina Koka

Kanceri i lëkurës – si melanoma, baziliomë, karcinomë skuamoqelizore – shpesh fillojnë si ndryshime në lëkurë. Melanoma mund të lind mbi një nishan ekzistues, por mund të vendoset edhe mbi një lëkurë normale. Kur vendoset mbi një nishan, melanoma është më e lehtë të diagnostikohet, pasi që nishani të transformohet në melanomë kërkon një farë kohe. Është totalisht i diagnostikueshëm me sy të lirë.

Ja si mund të dalloni nëse një nishan është kancerogjen:

Dermatologët ndjekin rregullin ABCDE për të zbuluar shenjat paralajmëruese të kancerit të lëkurës:

Asimetria

  • Nishani është jo simetrik. Krijoni një vijë imagjinare në nishane dhe krahasoni nëse është simetrik në të dyja anët.

Bordura

  • Ndryshon kufiri apo bordura – nga e rrumbullakët bëhet e thepisur, e vijëzuar dhe e çrregullt.

Ngjyra

  • Nuk ka një ngjyrë uniforme,  por disa nuanca ngjyrash –  e kuqërremtë, kafe, blu, e bardhë ose e kuqe.

Diametri

Nishani është më i madh se goma e një lapsi.

Evolium

  • Po ndryshon – tkurret, rritet, zmadhohet, ndryshon ngjyrë ose fillon të acarohet dhe rrjedh gjak.

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi