Mësuesja e fizkulturës humb jetën gjatë orës së mësimit

 

spitali, shkodërNjë mësuese në Shkodër ka humbur jetën teksa jepte mësim. Gjatë paradites së sotme në Urgjencën e Spitalit Shkodër, ka shkuar e vdekur 50- vjeçarja A.K., banuese në Shkodër, me profesion mësuese fizkulture në shkollën e mesme “Ismail Qemali”.

Gjithçka ka ndodhur teksa mësuesja ka qenë duke zhvilluar orën e mësimit. Nga verifikimet paraprake të ekspertizës policore dhe nga të dhënat e marra prej mjekëve rezulton se mësuesja A.K., ka pësuar infarkt dhe ka gjetur vdekjen.

Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa po merren dëshmitë e nxënësve.

Burimi: NOA

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim